Kërkohej për dhunim, arrestohet 21-vjeçari në Viti
Foto: Zëri / Ilustrim

Kërkohej për dhunim, arrestohet 21-vjeçari në Viti

Kronika December 01, 2022 - 21:05

Policia e Kosovës në kuadër të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore ka arrestuar në Viti personin e kërkuar shqiptar kosovar me inicialet K.J. i lindur në vitin 2001.

Sipas Policisë, ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës të lëshuar nga Gjykata Themelore Gjilan, dega në Viti me dënim burgimi prej tri vitesh për veprat penale “Dhunim”.

“Pas përfundimit të procedurave i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit. Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave. Ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë me policinë dhe nëse kanë informacione për personat që janë të kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë Stacionin më të afërt, përmes aplikacionit ,,Lajmëro Policinë ‘’, E-mail:[email protected] dhe numrat kujdestarë:192; 03850807001”, thuhet në njoftim.