![Protesta para Qeverisë, arrestohet aktivistja Neri Ferizi [video]](/uploads/zeri.info/images/2022/December/01/auto_zjarr31669914310.jpg)
Protesta para Qeverisë, arrestohet aktivistja Neri Ferizi [video]
Kronika
December 01, 2022 - 18:03
Në protestën e organizuar pas vrasjes së gruas shtatzënë nga ish-burri i saj është arrestuar aktivistja nga Mitrovica, Neri Ferizi.
Aktivisti Rron Gjinovci ka publikuar një video ku shihet Ferizi duke u përcjell nga polic civilë.
“Polici civil sapo e arrestoi Neri Ferizi ne oborr te Kuvendit pasi ne ndërtese te Qeverise u hodh një mjet zjarrvënës”, ka shkruar Gjinovci në Facebook.
“Zeri.info”, nga vendi i ngjarjes raportoi se protestuesit ia kanë vënë ‘flakën’ objektit të Qeverisë, por që pas kësaj, menjëherë është shuar zjarri nga një punonjës i qeverisë. /Zëri