Aksident trafiku në Gjilan, lëndohet rëndë një person dhe arrestohet një tjetër

Aksident trafiku në Gjilan, lëndohet rëndë një person dhe arrestohet një tjetër

Kronika December 01, 2022 - 09:42

Dje rreth orës 7:30, në fshatin Livoq i Epërm i Gjilanit, ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve.

Policia e Kosovës bën të ditur se si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar tre persona, ku njëri prej tyre është dërguar në QKUK, pasi mori lëndime të rënda.

“Ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me ngasës meshkuj, kosovarë. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar tre persona, ku njëri prej tyre është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, pasi kishte lëndime të rënda”, thuhet në raportin e Policisë.

Më tej thuhet se i dyshuari mashkull është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Zëri