Pamjet shokuese duke e shkelur këmbësorin me veturë, vjen reagimi i Policisë së Kosovës

Pamjet shokuese duke e shkelur këmbësorin me veturë, vjen reagimi i Policisë së Kosovës

Kronika November 29, 2022 - 16:40

Aleksandar Arsenijoviq, kandidat për kryetar të Mitrovicës Veriore, ka publikuar një video që pretendon se ka ndodhur në Leposaviq, ku shihet se si shoferi e shkelë me veturë një këmbësor dhe gjithçka e xhiron me telefon.

Për këtë rast, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Mitrovicës, Besim Hoti, tha se deri më tani nuk ka ndonjë ankues për këtë rast, por gjithsesi është njoftuar prokurori.

“Për këtë rast nuk kemi ankues, po ashtu nuk dihet autenticiteti i videos, për rastin është njoftuar prokurori”, tha Hoti për Gazetën Express.

Politikani Arsenijoviq ka thënë se është i tmerruar nga ky rast teksa shpreson që i dyshuari të përgjigjet për këtë vepër.

“Më tmerron skena e komunës së Leposaviqit ku një burrë (nëse mund të quhet kështu) shkel një njeri në rrugë në mungesë të policisë, duke plotësuar disa nga tekat e tij personale. Shpresoj që një ditë të përgjigjet për këtë krim!”, ka shkruar ai në mbishkrimin e videos.