Mërgimtari nga Zvicra vdes në një aksident në Beograd

Mërgimtari nga Zvicra vdes në një aksident në Beograd

Kronika November 29, 2022 - 10:20

Në Ditën e Flamurit, mërgimtari 39-vjeçar nga Zvicra ishte nisur për në vendlindje për të festuar festën e 28 Nëntorit.

Rrugës në autostradën e Beogradit ndodhi një aksident, ku i mori jetën mërgimtarit shqiptar që ishte nisur nga shteti i Zvicrës.

Referuar raportit të policisë serbe, organet shëndetësore dhe ato të drejtësisë dolën vend të ngjarjes, mirëpo nga plagët e mëdha nuk ka mundur të mbijetojë 39-vjeçari nga Podujeva.

Nga ana tjetër, raporti i shëndetësisë serbe thuhet se personi ka pasur lëndime të rënda në kokë dhe në pjesë të tjera të trupit, duke mos u mbijetuar plagëve, shkruan tutje albinfo.ch.

Nga ky aksident ka mbetur e lënduar edhe një femër, që sipas organeve të shëndetësisë është jashtë rrezikut për jetë dhe po trajtohet në Spitalin e Nishit.