Vritet një shqiptar në Gjermani

Vritet një shqiptar në Gjermani

Kronika November 29, 2022 - 10:17

Një 42-vjeçar shqiptar është vrarë në Gjermani.

Ngjarja tragjike ka ndodhur të hënën në mbrëmje në qytetin e Krefeldit, në veriperëndim të Dusseldorfit.

Viktima ishte duke lëvizur me biçikletë.

Siç raporton gazeta gjermane “Bild”, shqiptari ishte qëlluar në kokë nga prapa nga një distancë e shkurtër.

Autorët e ngjarjes së rëndë kanë arritur të ikin nga vendi i ngjarjes.

Akoma nuk ka të arrestuar lidhur me rastin.

Policia po punon për kapjen e të dyshuarve.