13-vjeçarja shqiptare në Francë bie nga kati pestë, humb jetën

13-vjeçarja shqiptare në Francë bie nga kati pestë, humb jetën

Kronika November 28, 2022 - 19:47

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Francë.

Një 13-vjeçare shqiptare ka ndërruar jetë, pasi ka rënë nga kati i pestë në një pallat në Ban-Saint-Martin Moselle, Francë.

Mediet franceze shkruajnë se ngjarja tragjike ka ndodhur ditën e shtunë 26 nëntor.

Rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja, mbeten ende të paqarta.

Mësohet se viktima ishte fëmija i madh i familjes dhe se ka qenë një prej censeve më të dalluar të shkollës./abcnews.al