Arrestohet 21-vjeçari, dyshohet se e dhunoi një 16-vjeçare në Fushë-Kosovë

Kronika November 27, 2022 - 20:59

Një 21-vjeçar është arrestuar gjatë të shtunës mbrëma.

Ai dyshohet se e ka dhunuar një vajzë 16-vjeçare në një nga motelet e Fushë-Kosovës.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar kryeprokurori i Prishtinës Kujtim Munishi.

Munishi tha se nesër do të mbahet seanca për caktimin e masës së paraburgimit.

“Po, është ndaluar mbrëmë. Nesër do të mbahet seanca për caktimin e masës së paraburgimit”, tha Munishi.

Ai theksoi se rasti është ende duke u hetuar.

“Hetimet janë duke u vazhduar, ende është herët të japim një përgjigje përfundimtare”, tha ai.

Raportohet se vajza ka qenë e raportuar si e zhdukur për një javë.