Arrestohet gjilanasi 53-vjeçar, dyshohet se e ngacmoi seksualisht në autobus një 17-vjeçare
Foto: Ilustrim

Arrestohet gjilanasi 53-vjeçar, dyshohet se e ngacmoi seksualisht në autobus një 17-vjeçare

Kronika November 27, 2022 - 19:20

Një 53-vjeçar është arrestuar në Gjilan pasi i njëjti dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 17-vjeçare

Lajmin e ka konfirmuar Gentiana Fejzullahu, nga Prokuroria Themelore e Gjilanit.

Fejzullahu tha se ndaj tij është paraqitur kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.

Raportohet se ngacmimi kishte ndodhur në një autobus të trafikut urban.

Sipas Prokurorisë, i pandehuri fillimisht e ka vëzhguar dhe e ka përcjellë të miturën, e më pas është ulur në ulësen mbrapa saj dhe nga ana e majtë e ulëses ka zgjatur dorën dhe ka filluar ta ledhatojë në pjesën e belit.