Policia kërkon ndihmë për gjetjen e 25-vjeçares nga Rahoveci

Policia kërkon ndihmë për gjetjen e 25-vjeçares nga Rahoveci

Kronika November 25, 2022 - 16:54

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për ta gjetur Dorentina Gashi-Spahiu, 25-vjeçare nga Rahoveci.

Sipas Policisë, ajo është larguar me datë 09.11.2022 rreth orës 02:00 nga lagjia ku banonte dhe se familjarët e saj nuk kanë ndonjë informatë për të.

“Me qëllimin qe vendndodhja e viktimës se rastit te zbulohet sa me pare ,nga ana e Prokurori i Shtetit lëshohet Autorizim për publikimin e fotografisë se viktimës se rastit Dorentina Gashi

Andaj kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, që nëse e shohin personin e njëjtë apo din diçka për vendndodhjen e saj të raportojnë Policinë Rajonale në Prizren , apo në cilin do stacion të policisë në Kosovë”, thuhet në njoftim. /Zëri