Pamje nga shtëpia e çiftit, ku dyshohet se burri vrau gruan me sëpatë [video]
Kronika
November 25, 2022 - 11:58
Në rrugën “Mark Isaku” në Prishtinë ndodhet shtëpia e të ndjerës Sadije Godeni, e cila dyshohet se u vra nga bashkëshorti i saj, Izet Godeni, me sëpatë.
Përderisa fqinjët nuk kanë dashur të komentojë ngjarjen për mediat.
Rreth orës 05:00 të mëngjesit ajo u gjet pa shenja jete në shtëpinë e saj.
63-vjeçarja ishte mësimdhënëse e lëndës së historisë në shkollën fillore të mesme të ulët “Dardania”.
Me urdhër të prokurorit, 70-vjeçari është ndaluar për 48 orë nën dyshimet për kryerjen e veprës penale “Vrasje e rëndë”, ndërsa trupi i pajetë i Sadijes është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.