Arrestohet zyrtari i Gjykatës në Pejë, dyshohet për marrje ryshfeti
Foto: Ilustrim

Arrestohet zyrtari i Gjykatës në Pejë, dyshohet për marrje ryshfeti

Kronika November 24, 2022 - 15:36

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestua Z.H., 63-vjeçar.

Ai është referent i lartë për regjistrimin e lëndëve jokontestimore, trashëgimore dhe vërtetimin e certifikatave me vulën e vërtetësisë pranë Gjykatës Themelore në Pejë, është inkriminuar në veprën penale “Marrje e ryshfetit”, në rastin kur nga qytetari të cilit i shërben, konkretisht nga i dyshuari D.Sh., pranon një sasi të hollave.

“Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), përkatësisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Pejë (NJRHKEK-Pejë), pas hetimeve disamujore, duke zbatuar edhe masat e fshehta të hetimeve, ka arritur të sigurojë prova/dëshmi se i dyshuari Z. H., (mashkull kosovar, viti i lindjes 1959), referent i lartë për regjistrimin e lëndëve jokontestimore, trashëgimore dhe vërtetimin e certifikatave me vulën e vërtetësisë pranë Gjykatës Themelore në Pejë, është inkriminuar në veprën penale ‘Marrje e ryshfetit’, në rastin kur nga qytetari të cilit i shërben, konkretisht nga i dyshuari D. Sh., (mashkull kosovar, viti i lindjes 1971), pranon një sasi të hollave”.

I dyshuari Z.H. është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ndërsa, i dyshuari tjetër D.Sh nuk është intervistuar, pasi i njëjti dyshohet se është duke jetuar në Gjermani.