Haxhiu: Me shqetësim po i përcjell raportimet për ndërhyrjet flagrante në rastin “Brezovica”
Foto: Laura Hasani

Haxhiu: Me shqetësim po i përcjell raportimet për ndërhyrjet flagrante në rastin “Brezovica”

Kronika November 14, 2022 - 21:30

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiku ka thënë se me shqetësim të thellë po i përcjell raportimet për ndërhyrjet flagrante në rastin e njohur Brezovica.

Në një shkrim në profilin e saj zyrtar në rrjetin social Facebook, Haxhiu ka theksuar se hetimet që po zhvillohen në kuadër të këtij rasti janë ndër më të rëndësishmet në luftën kundër korrupsionit që nga shpallja e pavarësisë.

Sipas ministres, pavarësisht parimit të prezumimit të pafajësisë, çdo dyshim i arsyeshëm për ndërhyrje në procesin hetimor nga ana e personit zyrtar, duhet të hetohet jo vetëm si shkelje disiplinore, por edhe si vepër penale.

“Keqpërdorimi i detyrës zyrtare dhe ushtrimi i ndikimit për të penguar proceset hetimore, përbëjnë një kancer në sistemin tonë të drejtësisë, një kancer të cilit duhet të gjithë së bashku t’i japim fund dhe atë sa më shpejt”, ka shkruar Haxhiu.