Për një javë, zihen 187 konsumatorë duke e vjedhur rrymën

Për një javë, zihen 187 konsumatorë duke e vjedhur rrymën

Kronika November 14, 2022 - 16:40

KEDS njofton se vetëm gjatë javës së kaluar në të gjitha distriktet dhe nën distriktet janë kryer 1963 kontrolle të konsumatorëve të energjisë elektrike, për të cilët dyshohej se po keqpërdorin rrymën.

Prej tyre 187 u vërtetua se po e anashkalonin matjen e saktë të energjisë elektrike.

Keqpërdorimi i energjisë elektrike është i papranueshëm dhe i dënueshëm, thuhet në njoftimin e KEDS.