Rasti i 400 kg kokainë në Lipjan, aktakuzë kundër shtatë personave

Rasti i 400 kg kokainë në Lipjan, aktakuzë kundër shtatë personave

Kronika November 14, 2022 - 15:41

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë - Departamentin Special, kundër shtatë personave.

Të akuzuarit me iniciale I.SH., F.V., K.SH., K.B., F.B., H.SH., N.M. dyshohet se kanë kryer veprat penale ‘’Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar’’, lidhur me veprën penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’’, ‘’Pengimi i të provuarit ose procedurës zyrtare”, si dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’.

Sipas Prokurorisë, rasti për të cilin është ngritur aktakuza ka të bëjë me substancën narkotike të llojit kokainë, në sasi prej 400 kg, e cila është sekuestruar në hapësirën e kompanisë “MC FOOD” SHPK në Lipjan.

Prokuroria Speciale në aktakuzë, përveç të tjerash, ka propozuar sekuestrimin e mjeteve të cilat janë përdorur për kryerjen e veprave penale. /Zëri