42-vjeçari në Prizren kërcënon me “AK-47” dhëndrin e tij, arrestohet

42-vjeçari në Prizren kërcënon me “AK-47” dhëndrin e tij, arrestohet

Kronika November 11, 2022 - 14:01

Polica e Kosovës, të enjten rreth orës 23:30, përmes e-mailit ka pranuar një informatë se më datën 27 tetor kishte ndodhur një rast i kanosjes në Prizren.

“Pas një mosmarrëveshjeje i dyshuari E. S., 42-vjeçar, ka kanosur dhëndrin e tij A.K., 56-vjeçar, gjatë kanosjes i dyshuari në duar mbante një pushkë automatike ‘AK-47’”, thuhet në njoftim.

Po ashtu bëhet e ditur se është arrestuar i dyshuari dhe është konfiskuar arma, një pushkë automatike “AK 47” me dy karikatorë të zbrazët.

“Në konsultim me prokurorin, është iniciuar rast për ‘Kanosje’ dhe ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve. Rasti mbetet nën hetime të mëtejme në Stacionin Policor Prizren”, thuhet në njoftim e Policisë. /Zëri