Përleshje në Pejë, theret me thikë një i mitur

Përleshje në Pejë, theret me thikë një i mitur

Kronika November 11, 2022 - 10:33

Një person i mitur është therur me thikë pas një përleshjeje që ka ndodhur të enjten në Pejë.

Policia ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Gjergj Fishta” në Pejë, ku menjëherë Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe aty ka kuptuar se gjatë një përleshjeje në mes të disa personave, njëri nga ta kishte pësuar lëndime nga mjeti i mprehtë (thikë), viktima e rastit (i mitur) është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë për tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit njëri nga ta (i mitur) ishin larguar nga vendi i ngjarjes.

“Pas një pune intensive të hetuesve të Stacionit Policor në Pejë, më 10.11.2022, janë arrestuar të dyshuarit. Pas intervistimit, në prezencën e avokatit mbrojtës dhe prindit, i dyshuari i parë me urdhër të prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa i dyshuari i dytë ( i mitur) është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri