Në pranga një i dyshuar për dhunim në Kllokot

Në pranga një i dyshuar për dhunim në Kllokot

Kronika November 11, 2022 - 09:51

Policia e Kosovës, pas një pune hetimore në lidhje me një rast nga vepra penale “Detyrim”, është arritur deri te zbulimi i një rasti tjetër të dhunimit, i ndodhur në Kllokot.

Sipas njoftimit të PK-së, ngjarja ka ndodhur më datën 21.05.2022, në Kllokot dhe rasti në Polici është iniciuar si “Dhunim”, raporton Zeri.info.

“Pas një pune hetimore, në lidhje me një rast nga vepra penale ‘Detyrim’ është arritur deri te zbulimi i një rasti tjetër të dhunimit, ku më 10.11.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin ka kryer veprën e cekur ndaj viktimës femër kosovare”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Po ashtu me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Zëri