Derisa po hapej një varr, gjenden mbetje mortore në Prizren

Derisa po hapej një varr, gjenden mbetje mortore në Prizren

Kronika November 11, 2022 - 09:44

Një person ka raportuar se derisa ka qenë duke hapur një varr, ka hasur në mbetje mortore, që dyshohet të jenë të njeriut.

Sipas njoftimit të PK-së, rasti ka ndodhur të enjten, rreth orës 12:11, në Prizren, raporton Zeri.info.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë duke hapur një varr, ka hasur në mbetje mortore, që dyshohet të jenë të njeriut. Në lidhje me rastin janë njoftuar njësitë përkatëse, të cilat kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë tërheqjen e mbetjeve mortore”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Po ashtu është konsultuar prokurori i Shtetit, rasti vazhdon të hetohet. /Zëri