Gjendet pa shenja jete një person në Gjakovë

Gjendet pa shenja jete një person në Gjakovë

Kronika November 11, 2022 - 09:14

Policia ka pranuar një informatë se një person është gjetur pa shenja jete në Gjakovë.

Sipas njoftimit të PK-së, ngjarja ka ndodhur më datën 10.11.2022, rreth orës 18:30, në Gjakovë, raporton Zeri.info.

“Është raportuar se një person dyshohet se është pa shenja jete, njësitë policore kanë vazhduar në vendin e ngjarjes, ku kanë takuar një ekip mjekësor, nga i cili është konstatuar se trupi i viktimës, mashkull kosovar, është pa shenja jete”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Po ashtu në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i Shtetit, me urdhër të të cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. /Zëri