Policia e shpall në kërkim një person për vjedhjen e një veture, kërkon bashkëpunim me qytetarët

Policia e shpall në kërkim një person për vjedhjen e një veture, kërkon bashkëpunim me qytetarët

Kronika November 10, 2022 - 16:38

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për të arrestuar një person që dyshohet për vjedhje të rëndë.

Sipas PK-së, kjo ngjarje ka ndodhur në Ferizaj më datë 04.04.2022 në rrugën “Sali Çeku”, raporton Zeri.info.

I dyshuari që shihet në video dyshohet se ka kryer vjedhjen e një “Golf VII”, ngjyrë të kaltër.

“Policia kërkon nga qytetarët që, kushdo që ka ndonjë informacion rreth këtij personi, si në video, të lajmërojnë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” dhe në numrat kujdetarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406”, thuhet në njoftim. /Zëri