Nga aksidenti i dy veturave, goditet një 14-vjeçare në Drenas

Nga aksidenti i dy veturave, goditet një 14-vjeçare në Drenas

Kronika November 10, 2022 - 16:16

Si pasojë e aksident trafikut në mes të dy veturave të ndodhur sot në fshatin Korreticë të Drenasit lëndime trupore ka pësuar këmbësorja 14-vjeçare, e cila pas lëndimeve të marra është dërguar për tretman mjekësor.

Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti tha se në këtë aksident janë përfshirë një këmbësore 14-vjeçare dhe dy vetura, raporton Zeri.info.

“Rreth orës 13:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Komoran-Drenas, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësore dhe dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësorja, e cila është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti. /Zëri