13 të arrestuar e të sekuestruara mijëra euro, franga, lekë e dinarë në aksionin TOTO

13 të arrestuar e të sekuestruara mijëra euro, franga, lekë e dinarë në aksionin TOTO

Kronika October 06, 2022 - 08:55

Policia e Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me operacionin TOTO, që është zhvilluar dje në Prizren, Malishevë, Suharekë e Prishtinë.

Në këtë operacion kanë qenë të përfshirë njësitë policore të Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar, Prokuroria Themelore Prizren, Inspektorati Policor i Kosovës dhe të mbështetura nga njësitë e specializuara policore.

“Nga ky operacion janë arrestuar 13 të dyshuar meshkuj kosovarë, nën dyshimin se kanë kryer veprat penale të cekura më lart. Gjatë operacionit janë kontrolluar 19 lokacione, vendbanime dhe lokale, ku disa prej të dyshuarve janë hasur duke mundësuar zhvillimin e lojërave online të bixhozit. Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar: para të gatshme 55.388 euro, 1700 franga zvicerane, 50.000 lekë, 100 dollarë, 1320 dinarë serbë, dy armë zjarri, 39 copë fishekë, 29 telefona celularë, 1 kompjuter laptop, 2 USB, 350 pako cigare pa banderola dhe 6 vetura. Të gjithë të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë”, bën të ditur Policia në raportin 24-orësh. /Zëri