Operacioni “TOTO” vë në pranga disa të dyshuar, përfshirë edhe një polic

Operacioni “TOTO” vë në pranga disa të dyshuar, përfshirë edhe një polic

Kronika October 05, 2022 - 23:28

Në orët e pasdites të së mërkurës, si rezultat i hetimit disa mujor, Policia dhe Inspektorati Policor me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prizren dhe Gjykatës Themelore në Prizren, janë duke realizuar një operacion të gjerë të koduar me emrin “TOTO” në disa rajone të vendit.

Operacioni i lartcekur ka për qëllim zbatimin e urdhëresës së Gjykatës Themelore në Prizren për arrestimin e personave të dyshuar përfshirë edhe një zyrtar policor) dhe kontrollin e disa lokacioneve (Prizren, Prishtinë, Malishevë, Suharekë, raporton Zeri.info.

Sipas njoftimit të Inspektoratit, hetimi është duke u zhvilluar mbi bazën e dyshimit se nga të dyshuarit në këtë rast janë kryer vepra penale të “Fajdes”, Detyrimit” dhe “Organizimi i Skemave Piramidale dhe Bixhozit të Paligjshëm”.

“Deri në këtë fazë të realizimit të operacionit janë kontrolluar disa lokacione dhe deri me tani janë arrestuar disa persona te dyshuar. Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme e parave, disa vetura, telefona mobil, armë dhe municion. Pasi që operacioni është ende në zhvillim e sipër detajet shtesë do të ofrohen pas përfundimit të operacionit policor përmes një komunikate shtesë”, thuhet në njoftim. /Zëri