
Arrestohet një afgan në Qendrën e Azilit në Prishtinë
Kronika
October 05, 2022 - 08:50
Një shtetas nga Afganistani është arrestuar në Qendrën e Azilit në Vranidoll të Prishtinës.
Siç ka bërë të ditur Policia, afgani në gjendje të dehur, derisa ishte në Qendrën e Azilit, ka dëmtuar - thyer një pllakë nga qelqi të shporetit elektrik në dhomën ku i dyshuari ishte i sistemuar.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Zëri