Goditi për vdekje me veturë një grua në Babimoc, arrestohet shoferi

Goditi për vdekje me veturë një grua në Babimoc, arrestohet shoferi

Kronika October 05, 2022 - 08:45

Është arrestuar shoferi, i cili të martën ka shkaktuar aksident me fatalitet në Babimoc të Obiliqit.

Policia, përmes raportit 24-orësh, ka thënë se i njëjti duke drejtuar automjetin nga pakujdesia ka goditur viktimën femër kosovare, të cilës i ka shkaktuar lëndime vdekjeprurëse.

“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport. /Zëri