Arrestohet 29-vjeçari i dënuar nga gjykata me dy muaj burgim për mosdhënie ndihme

Arrestohet 29-vjeçari i dënuar nga gjykata me dy muaj burgim për mosdhënie ndihme

Kronika October 04, 2022 - 12:46

Policia sot në orën 08:40, në fshatin Komogllavë të Ferizajt, ka arrestuar personin e kërkuar me inicialet V.D., 29-vjeçar.

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale “Mosdhënia e ndihmës”, me dënim burgimi prej dy muajve.

“Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së Gjykatës”, njofton Policia. /Zëri