Prizren: Një person vdes në fushë, Policia nis hetimet

Prizren: Një person vdes në fushë, Policia nis hetimet

Kronika October 04, 2022 - 08:34

Policia ka nisur hetimet për një vdekje që ka ndodhur të hënën në fshatin Krajk të Prizrenit.

Sipas Policisë, atje është raportuar se një mashkulli, derisa ka qenë në fushë me një person tjetër, i është përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe ka vdekur.

“Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi i Emergjencës në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë. /Zëri