Sekuestrohen pesë armë zjarri në rajonin e Prishtinës

Sekuestrohen pesë armë zjarri në rajonin e Prishtinës

Kronika October 03, 2022 - 11:04

Policia në rajonin e Prishtinës ka sekuestruar pesë armë zjarri dhe dhjetëra fishekë.

Policia ka njoftuar se në kuadër të punës parandaluese janë ndërmarrë një sërë veprimesh hetimore dhe operative, të cilat në veçanti kanë rezultuar me gjetjen e armëve dhe municioneve, si dhe identifikimin e poseduesve të tyre.

“Në këtë vazhdë, vetëm përgjatë vikendit që lamë pas, në pesë lokacione të ndryshme të rajonit të Prishtinës Policia ka arritur të gjejë dhe të sekuestrojë:

· Dy revole të tipit ZORAKI, të kalibrit 7.65 mm,

· Një revole të tipit SIG SAUER, e kalibrit 9 mm,

· Një revole të tipit CZ, e kalibrit 9 mm,

· Një revole të tipit CZ, e kalibrit 7.65 mm, si dhe nëntëmbëdhjetë (19) copë fishekë të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm”, ka njoftuar Policia.

Më tej thuhet se ndaj të dyshuarve për secilin rast ndaras, me rekomandimin e prokurorit të Shtetit, është iniciuar hetim për veprën penale “Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të paautorizuar të armës” dhe të njëjtët janë proceduar më tej.

“Se këndejmi sigurojmë qytetarët se strukturat e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, në kuadër të veprimtarisë së tyre për përmbushjen e misionit për garantimin sigurisë, do të jenë vazhdimisht të angazhuara për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, si dhe vënien para drejtësisë së personave të implikuar në aktivitetet kriminale”, thuhet në njoftim. /Zëri