
Dëmtohet një lapidar në Kllokot, Policia nis hetimet
Kronika
October 03, 2022 - 09:10
Policia e Kosovës ka nisur hetimet për një rast të dëmtimit të varrezave në Kllokot.
Të dielën një person ka raportuar në Polici se gjatë vizitës në varrezat e fshatit kishte vërejtur se lapidari i varrit të babait të tij ishte i dëmtuar.
“Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori. Njësitë policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë. /Zëri