Plagoset një person para një diskoteke në Graçanicë

Plagoset një person para një diskoteke në Graçanicë

Kronika October 03, 2022 - 08:41

Një person është plagosur në Graçanicë.

Policia ka bërë të ditur, përmes raportit 24-orësh, se rasti ka ndodhur të shtunën, derisa në një hapësirë para një lokali – diskotekë është plagosur me armë zjarri viktima mashkull.

“Viktima është dërguar në tretman mjekësor dhe sipas raportit mjekësor është jashtë rrezikut për jetë. Nuk raportohet për te arrestuar. Rasti nën hetime”, thuhet në raport. /Zëri