Gjakovarit që vinte nga Shqipëria i gjenden tre kilogramë marihuanë te goma rezervë e veturës

Gjakovarit që vinte nga Shqipëria i gjenden tre kilogramë marihuanë te goma rezervë e veturës

Kronika October 02, 2022 - 21:38

Policia kufitare e Kosovës ka konfiskuar mbi tre kilogram substancë narkotike të llojit marihuanë.

Policia ka njoftuar sot, se rreth orës 13:30, në pikë kalimin kufitar "Qafë të Prushit" në hyrje nga Shqipëria për në Kosovë është ndaluar automjeti i tipit "VË Passat" me targa lokale, të cilin e drejtonte shtetasi kosovar A. F, i cili ishte i shoqëruar nga dy pasagjerë, që të tre nga Gjakova.

“Pas kontrollit të automjetit në vijën e parë, duke bazuar në analizën e rriskut nga zyrtari profilizues është udhëzuar të dërgohet automjeti për kontroll më të detajuar në vijën e dytë.

Gjatë kontrollimit të detajuar në bashkëpunim me zyrtarët doganor, në bagazhin e automjetit, saktësisht tek vendi i gomës rezervë është gjetur një thes i bardhë, brenda të cilit ishte e mbështjellë një qese/thes i zi, që dyshohet të jetë i mbushur me substancë narkotike-Marihuan me sasi të përgjithshme: 3.452 gram”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur gjithashtu se pas kompletimit të rastit në konsultim me prokurorin kujdestar, rasti së bashku me personat e dyshuar, iu është dorëzuar njësisë së antidrogës në Gjakovë për procedurë të mëtutjeshme. /Zëri