Aksident në Austri, vetura e kosovarit përplaset me një pemë

Aksident në Austri, vetura e kosovarit përplaset me një pemë

Kronika October 02, 2022 - 18:41

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në rrugën Tiroler Straße në Telfs të shtunën, më 1 tetor.

Rreth orës 15:00, një kosovar 25 vjeçar ishte duke vozitur veturën e tij në rrugën Tiroler Strasse në komunën Telfs në drejtim të Pettnau. Në lagjen Platten, vetura rrëshqiti, doli nga rruga dhe u përplas me një pemë, shkruan meinbezirk.at, përcjell albinfo.at

Nga aksidenti mbetën të lënduar rëndë, shoferi 25-vjeçar dhe bashkudhëtari i tij 28-vjeçar. Të dy të lënduarit u dërguan në kliniken spitalore të Innsbruck-ut. Vetura ishte shkatërruar thuajse tërësisht.