U gjet e vdekur në tualetin e shtëpisë në Zvicër, gjilanasja dyshohet se u vra nga bashkëshorti

U gjet e vdekur në tualetin e shtëpisë në Zvicër, gjilanasja dyshohet se u vra nga bashkëshorti

Kronika October 01, 2022 - 08:28

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga mediat zvicerane në lidhje me ekonomisten nga Kosova, Shqiponja Isufi, e cila u gjet e pajetë në banesën e saj.

Mediat në Zvicër shkruajnë se viktima u gjet në tualet mëngjesin e së dielës dhe prokuroria dyshon për një vrasje.

Gjithashtu bëhet e ditur se një i dyshuar ka përfunduar në prangat e policisë të hënën e kësaj jave. Gruaja thuhet se ishte mbyllur në banjën e shtëpisë së saj dhe nuk iu përgjigj thirrjeve të anëtarëve të familjes.

Kur zonja që punonte për mirëmbajtjen e shtëpisë shkoi në shtëpi, ajo nuk iu besoi syve kur pa shiritin e policisë në derë, e më pas mori vesh për vdekjen e saj.

“Zot i madh, e pamundur. Të dy (çifti) raportet i kanë pasur gjithmonë shumë mirë bashkë”, tha ajo, duke shtuar: “Është shumë e trishtueshme që diçka e tillë ka ndodhur”.

Hetuesit ngritën dyshime rreth situatës së konstatuar. Për këtë arsye është urdhëruar autopsia e trupit. Gjurmët dhe rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore tregojnë për ndikim të jashtëm.

Si rezultat i hetimeve është arrestuar një shtetas zviceran 47-vjeçar. I arrestuari mësohet se është bashkëshorti i shqiptares nga Kosova. Në lidhje me krimin e dhunshëm, prokuroria publike në Baden ka hapur procedurë penale për vrasje me dashje dhe ka kërkuar në gjykatë që i dyshuari të mbahet në paraburgim.

Viktima punonte për një organizatë ndërkombëtare auditimi dhe konsulence dhe kishte një pozicion si mësimdhënëse në një universitet zviceran. /gazetashqip