Gjenden gjallë dy vajzat që u zhduken në Pejë

Gjenden gjallë dy vajzat që u zhduken në Pejë

Kronika October 01, 2022 - 07:55

Vajzat e zhdukura E.B. dhe L.N, që nga data 25 shtator janë gjetur gjallë dhe janë paraqitur në stacionin policor në Pejë.

Kështu ka konfirmuar ish-deputeti Veton Berisha, përmes rrjetit social Facebook raporton Zeri.info.

“Vajzat e zhdukura një javë më parë E.B dhe L.N janë gjetur gjallë dhe janë paraqitur në stacionin policor në Pejë, ku jemi prezent bashkë me to. Faleminderit të gjithëve juve që ndihmuat gjatë gjithë këtij procesi të vështirë që kishim”, shkruan Berisha.

Ndryshe, një javë më parë u raportuan të zhdukura nga familjarët, dy vajzat nga Peja, njëra nga fshati Treboviq dhe tjetra nga Qyshku i Pejës.

Të dy vajzat janë studente dhe kanë lidhje familjare (vajzë daje – halle), ndërkaq për zhdukjen e tyre Policia e Kosovës ka raportuar më datën 25 shtator. /Zëri