Arrestohet 46-vjeçari në Ferizaj, ishte i dënuar me katër vjet burgim

Arrestohet 46-vjeçari në Ferizaj, ishte i dënuar me katër vjet burgim

Kronika September 26, 2022 - 12:42

Policia në Ferizaj sot në orën 10:00 në fshatin Sojevë ka ndaluar e më pas ka arrestuar personin e kërkuar me inicialet S.G., 46-vjeçar.

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge”, me dënim burgimi prej katër vjetësh e njëqind ditëve.

“Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit. Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës”, ka njoftuar Policia në Ferizaj. /Zëri