Detaje për vrasjen nga pakujdesia në Kolovicë të Prishtinës

Kronika September 26, 2022 - 09:22

“Vrasje nga pakujdesia” është cilësuar vrasja e një personi të dielën në Kolovicë të Vjetër të Prishtinës.

Sipas Policisë, dyshohet se derisa dy persona kanë qenë për gjueti - rekreacion, nga pakujdesia njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri viktimën, duke i shkaktuar lëndime vdekjeprurëse.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK.

“Njësit relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes. Nga i dyshuari është konfiskuar një pushkë gjuetie me shtatë fishekë. I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri