Nuk iu ndalën policisë për kontroll, arrestohen tre persona në Prishtinë

Nuk iu ndalën policisë për kontroll, arrestohen tre persona në Prishtinë

Kronika September 24, 2022 - 21:38

Sot rreth orës 19:45 janë arrestuar tre persona në Prishtinë.

Të dyshuarit iu kishin shmangur kontrollit të veturës nga zyrtarët policorë.

Lajmin për “Zëri” e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti u shpreh se ndaj të dyshuarve janë duke u kryer veprimet e mëtejme hetimore e procedurale.

“Sot rreth orës 19:45, një veturë është sinjalizuar nga ana e zyrtarëve policor që të ndalohet në një pikë kontrolli, në rrugën “Xheladin Hana” në Prishtinë porse e njëjta ka provuar t’i shmanget policisë, duke mos u ndalur. Vetura e dyshuar është ndaluar shumë shpejt nga një njësit tjetër patrullues në rrugën “Gazmend Zajmi ” me ç’rast janë arrestuar tre persona të dyshuar”, njoftoi Ahmeti. /Zëri