Arrestohet 18-vjeçari në Viti, posedonte substanca narkotike

Arrestohet 18-vjeçari në Viti, posedonte substanca narkotike

Kronika September 23, 2022 - 23:13

Policia e Kosovës ka arrestuar një 18-vjeçar në Viti, për shkak të veprës penale posedim i paautorizuar i substancave narkotike.

Sipas njoftimit të PK-së thuhet se policia gjatë një kontrolli rutinor ka ndaluar SH.M, 18-vjeçar ku gjatë kontrollit në xhepin e pantallonave të tij ka gjetur një qese plastike në të cilën kishte substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, raporton Zeri.info.

“Substanca e dyshuar narkotike është konfiskuar për procedim të mëtejmë ligjor. I dyshuari është arrestuar dhe intervistuar në bazë të procedurave ligjore”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që rasti me Kallëzim Penal për “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” të procedohet në procedurë të rregullt në Prokurorinë Themelore Gjilan. /Zëri