
Vdes një turiste polake në një hotel në Kavajë
Kronika
September 23, 2022 - 19:42
Policia e Shqipërisë bën të ditur se një turiste polake ka ndërruar jetë, këtë të premte, në një hotel në Kavajë.
Sipas policisë, viktima është shtetasja polake M. G., 48-vjeçare. Mësohet se ajo ishte akomoduar në këtë hotel, së bashku me bashkëshortin e saj.
Ndërkohë, sipas policisë, dyshohet se kjo shtetase ka ndërruar jetë për shkak të arrestit kardiak.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /a2news.