Lëndohet një person në një aksident në rrugën Prishtinë–Pejë

Lëndohet një person në një aksident në rrugën Prishtinë–Pejë

Kronika September 23, 2022 - 16:32

Një aksident trafiku ka ndodhur gjatë ditës së sotme në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, konkretisht në fshatin Vragoli, ku ka mbetur i lënduar një person.

Në aksident bëhet e ditur se janë përfshirë tri vetura, ndërsa personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Në ora 15:20, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Vragoli). Në aksident janë përfshirë tri vetura. Si pasojë e aksidentit një person ka kërkuar ndihmë mjekësore dhe është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Krasniqi, duke shtuar se njësitet policore po merren me aksidentin. /Zëri