Arrestohet një person për tentim grabitjeje në Ferizaj

Arrestohet një person për tentim grabitjeje në Ferizaj

Kronika September 23, 2022 - 15:45

Policia Rajonale e Ferizajt, sot rreth orës 11:50 minuta, ka pranuar një informacion nga qytetarët se përballë një lokali afarist në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Ferizaj është një rast i grabitjes në proces.

Sipas njoftimit të PK-së, Policia e Stacionit në Ferizaj menjëherë i ka marrë veprimet e nevojshme dhe është nisur në drejtim të vendit të ngjarjes, raporton Zeri.info.

“Policia ka arritur që ta arrestojë në flagrancë të dyshuarin me inicialet K.B., 34-vjeçar, i cili po mbante nën kërcënim me thikë, viktimën me inicialet V.S. 34-vjeçar, për t'ia grabitur një shumë të caktuar të parave. Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në Stacionin e Policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, është dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri