Gjendet i vdekur një burrë në Prizren

Gjendet i vdekur një burrë në Prizren

Kronika September 23, 2022 - 11:04

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje rreth orës 17:10 është gjetur i vdekur një burrë në banesën e tij në Prizren.

PK-ja njofton se njësitë relevante policore dhe një ekip e emergjencës kanë dalë në vendin e ngjarjes, me ç’rast mjeku përgjegjës ka konstatuar vdekjen e viktimës.

“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport. /Zëri