
Policia jep detaje për rastin e “ndërrimit të foshnjave” në QKUK
Kronika
September 23, 2022 - 10:44
Dje në media u raportua se bëhet fjalë për ndërrim të dy foshnjave në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike të QKUK-së.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se trupi i pajetë i foshnjës është dërguar për obduksion, kurse rasti vazhdon të hetohet.
PK-ja e ka trajtuar këtë rast si “Trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor”.
Kujtojmë se SHSKUK-ja ka sqaruar se nuk bëhet fjalë për ndërrim të foshnjave, por për dhënie të paautorizuar të informatave nga infermierja dhe ngatërrim të informatës. /Zëri