Rrihen mes vete një femër dhe një mashkull në Drenas

Rrihen mes vete një femër dhe një mashkull në Drenas

Kronika September 23, 2022 - 10:38

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 19:00 në Drenas, pas një mosmarrëveshjeje, janë rrahur mes vete një femër dhe një mashkull.

PK-ja njofton se kanë pësuar lëndime trupore dy të dyshuarit, por edhe një mashkull tjetër që i kishte ndërmjetësuar.

“Palët kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa njëri prej tyre është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor”, thuhet në raportin 24-orësh. /Zëri