Arrestohet vushtrriasi, raportoi rrejshëm se i janë vjedhur para nga llogaria e tij

Arrestohet vushtrriasi, raportoi rrejshëm se i janë vjedhur para nga llogaria e tij

Kronika September 23, 2022 - 10:12

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje është arrestuar një 44-vjeçar në Vushtrri, pasi dyshohet se kishte raportuar se i janë tërhequr para nga llogaria e tij bankare.

Policia më tej ka njoftuar se deklarimi i tij ka dalë të jetë i rrejshëm dhe se i dyshuari kishte bërë vetë tërheqjen e parave, raporton Zeri.info.

“Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, i dyshuari K. B., 44 vjeçar, është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim. /Zëri