Arrestohet i kërkuari për vjedhje në Ferizaj

Arrestohet i kërkuari për vjedhje në Ferizaj

Kronika September 22, 2022 - 13:41

Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme, në orën 12:30, kanë arrestuar personin e kërkuar me inicialet B.K., 49-vjeçar, në Ferizaj.

Sipas njoftimit të PK-së, thuhet se B.K. ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale “Vjedhje”, me dënim burgimi prej një viti, raporton Zeri.info.

Po ashtu bëhet e ditur se pas kompletimit të dokumentacionit i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit. Policia Rajonale e Ferizajt njofton se do të vazhdojë edhe më tej realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së Gjykatës. /Zëri