
Policia shqipare: Një 43-vjeçar nga Obiliqi, i dyshuar për vjedhjen e veturës së Liburn Aliut
Kronika
August 17, 2022 - 19:02
Policia e Shqipërisë ka dhënë detaje për vjedhjen e veturës së ministrit Liburn Aliut.
Sipas policisë, i dyshuari tentoi ta kalonte kufirin me veturën e vjedhur të tipit “Audi A3”.
Bëhet e ditur se i dyshuari është B.S., 43-vjeçar nga Obiliqi.
“Në përfundim të veprimeve proceduriale, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tropojë arrestuan në flagrancë, për veprën penale "Trafikimi i mjeteve motorike", shtetasin B. S., 43 vjeç, banues në Obiliq, Kosovë”, thuhet në komunikatë. /Zëri