I gjenden 60 gramë marihuanë, arrestohet një person në Dubravë

I gjenden 60 gramë marihuanë, arrestohet një person në Dubravë

Kronika August 17, 2022 - 10:04

Policia e Kosovës ka njoftuar se të martën, rreth orës 13:50, në Dubravë, është gjetur një sasi prej rreth 60 gramësh substancë e dyshuar narkotike, e llojit marihuanë.

Sipas Policisë, substanca e dyshuar narkotike është sekuestruar, ndërsa me vendim të prokurorit rasti ka shkuar në procedurë të rregullt. /Zëri