Arrestohet një person në Prizren, deponoi në bankë para të falsifikuara

Arrestohet një person në Prizren, deponoi në bankë para të falsifikuara

Kronika August 17, 2022 - 09:32

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një përfaqësues i një banke private në Prizren ka raportuar se gjatë periudhës 15 maj 2022 deri më 12 korrik 2022 nga disa persona janë deponuar 124 monedha, në vlerë prej 1 dhe 2 eurove, dy kartëmonedha nga 50 euro dhe dy kartëmonedha nga 100 euro, të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara.

Sipas njoftimit të PK-së, ngjarja ka ndodhur mes 15.05.2022 dhe 12.07.2022, në qytetin e Prizrenit, raporton Zeri.info.

Polica po ashtu njofton se paratë janë sekuestruar, derisa rasti me vendim të prokurorit ka shkuar në procedurë të rregullt.

“Ankuesi mashkull kosovar përfaqësues i një banke private, ka njoftuar Policinë se gjatë periudhës kohor nga data 15.05.2022-12.07.2022 nga disa persona janë deponuar në bankë 124 monedha të metalit në vlerë nga 1 dhe 2 euro, dy kartëmonedha nga 50 eurove dhe dy kartëmonedha nga 100 euro, të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Paratë janë sekuestruar. Në konsultim me prokurorin, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e plotë. /Zëri